Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Gola dhe spektakël, Monchengladbach mposht Herthën në Berlin

Ndeshja që prodhoi më shumë gola, në këtë të shtunë të Bundesligës, u luajt në kryeqytet, ku Borussia Monchengladbach mundi 4-2 Hertha-n. Në ‘Olympiastadion’ të Berlinit, përpara 48.000 spektatorëve, miqtë realizuan 3 herë që në 20 minutat e para të takimit, me golin e parë që u shënua që në minutën e 5-të, falë sulmuesit Lars Stindl.

Thorgan Hazard dyfishoi rezultatin nga pika e bardhë, në të 14-ën, ndërsa 6 minuta më vonë, sulmuesi brazilian Raffael realizoi golin më të bukur të ndeshjes, me një goditje të fortë nga jashtë zonës.

Ekipi berlinez shtoi përpjekjet dhe ngushtoi diferencën, fillimisht me boshnjakun Vedad Ibiseviç në minutën 28′, ndërsa Michell Weiser shënoi golin e dytë për skuadrën vendase, gjithsesi vetëm pak minuta para fundit, Raffael realizoi golin e fundit të mbrëmjes dhe të dytin personal, duke zhdukur çdo iluzion dhe shkaktuar njëherësh Herthës, edhe humbjen e dytë sezonale në shtëpi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...