Futboll

Kaka, lamtumirë mes lotësh nga Orlando City

Largim emocionues për Ricardo Kaka nga Orlando City. Ish-lojtari i Milan-it, që pak ditë më parë njoftoi mosrinovimin e kontratës me klubin e Major League Soccer, u shfaq i emocionuar dhe me lot në sy, në ndeshjen e fundit me fanellën e Orlando-s. Në fund të ndeshjes me Colombus Crew, të gjitha duartrokitjet në stadium shkuan për brazilianin, që pritet ta vijojë në një tjetër klub karrierën e tij. Skuadra e Orlando City falenderoi përmes disa postimeve në rrjetet sociale 35-vjeçarin.

To Top