Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Panucci: Ja pse mora tre lojtarë të rinj në kombëtare!

Përfaqësuesja shqiptare e Futbollit nisi grumbullimin këtë të dielë në Hotel Tirana për dy ndeshjet eliminatore të botërorit Rusi 2018 me Lihtensteinin dhe Maqedoninë. I pari në vendgrumbullim u shfaqën trajneri Kristian Panucci dhe sulmuesi Azdren Llullaku, ndërsa në orën 21:00 mbërriti grupi i parë i futbollistëve kuqezi. Në orën 23:00 skuadra mori formë më të plotë, ndërsa gjatë kësaj të hënë në dispozicion të Panuccit do të vihen edhe Abrashi, Kukeli dhe Grezda. I fundit që do t’i bashkohet skuadrës të martën do të jetë Migjen Basha, i cili do të jetë i impenjuar në Serinë B me Barin. Në një lidhje direkte nga Hotel Tirana për Zona Gol, trajneri i Shqipërisë theksoi rendësinë që kanë dy takimet e radhës për kuqezinjtë.

“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, sepse kur vesh fanellën e kombëtares nuk ekzistojnë miqësoret dhe ndeshjet e lehta. Ndaj Lihtensteinit që duket ndeshje e lehtë, nëse nuk hyn në fushë me mentalitetin e duhur gjithcka mund të kthehet shumë e vështirë. Pastaj kemi përballjen shumë të rëndësishme me Maqedoninë. Të dyja duhet t’i marrim me shumë seriozitet.”

Më pas Panucci shojegoi arsyen përse u ka dërguar ftesë tre prurjeve të reja, Hysen Memollës, Valon Ahmedit dhe Ivan Balliut.

“Kanë bërë mirë në këtë periudhë dhe e pashë të arsyeshme për t’i grumbulluar. Janë lojtarë interesante dhe që mund të kontribuojnë në kombëtare. Shpresoj të mos kem gabuar.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...