Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Liverpooli turpëron 4-0 Arsenalin

Liverpool fitoi supersfidën e javës së 3-të në Premier League duke mundur 4-0 Arsenalin në “Anfield Road”  pas një ndeshje që shfaqi dhe njëherë problemet e shumta të topcinjve ndërsa konfirmoi një tjetër triumf për Jurgen Klopin  ndaj Arsen Wengerit, me francezin që në katër përballje me gjermanin nuk ka asnjë fitore. Londinezët u duk sikur kishin ardhur në Liverpool për shëtitje, me “The Reds” që dominuan ndeshjen aq sa goli i Firminos në të 17-tën u duk sikur erdhi shumë vonë, pasi vendasit kishin shpërdoruar vërtetë shumë raste deri në ato momente.

Arsenali jo vetëm që nuk u zgjua nga goli i pësuar por përkundrazi vazhjdoi të vuante lojën e shpejtë të ekipit të Klopit, që në pushim shkoi në epërsi të dy golave falë dhe një finalizimi të përsosur të Manes.

Në pjesën e dytë, mbrojtja e Arsenalit u duk sikur nuk ekzistonte aq sa në të 57-të, Mane bëri pothuajse 60-70 metra i vetëm me top më në këmbë drejt portës së Cech për të mposhtur për herë të tretë cekun.

Ndeshja u mbyll përfundimisht nga goli i Sturridge në të 77-tën që shfrytëzoi një tjetër vendosje jo të mirë në mbrojtje të londinezëve, që pas kësaj humbje rrëshkasin në fundtabelë ndërsa

Chelsea gjithashtu mori fitoren e dytë radhazi pasi mundi 2-0 Evertonin në “Stamforde Bridge” në një ndeshje të dominuar, ku blutë nga Liverpool nuk goditën asnjëherë kuadratin e portës. Golat për ekipin e Contes u shënuan të dy në pjesën e parë nga dy spanjollë, Fabregas dhe Morata, në minutat 27-të dhe 40-të.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...