Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dygolësh i Lewandowskit, Bayerni “likuidon” edhe Werderin

Bayerni i Mynihut nuk ndalet as në javën e dytë të Bundesligës. Kampionët në fuqi të Gjermanisë, pas suksesit në premieren e kampionatin me Leverkusen, fituan edhe në fushën e Werder Bremenit me rezultat të pastër 0-2. Një dygolësh i sulmuesit kryesor të ekipit Robert Lewandowski ishte mëse i mjaftueshëm për marrijen e tri pikëve të radhës dhe ruajtjes së kryesimit me golaverazh më të mirë se Hamburgu.

Në pjesën e parë skuadra e Ancelottit edhe pse i pati rastet me Tolisso dhe Arjen Roben nuk mundi ta gjendte rrjetën.

Gjithsesi në pjesën e dytë Lewandowski përdori një nga magjitë e tij për t’i dhënë avantazhin Bayernit.

Thomas Muller ishte i pafat tre minuta më pas, teksa traversa nuk e lejojë të festonte golin e dytë, gjithsesi vetëm pak sekonda më vonë Lewandowski shpërtheu në qendër dhe e dërgoi topi poshtë këmbëve të një mbrojtësi dhe portierit para se ta ndalte në rrjetë.

2-0 për Bayernin, një rezultat që u dha qetësi bavarezëve për të administruar epërsinë e dyfishtë deri në versëllimën e fundit të gjyqtarit.

 

Më të njëjtin rezultat 2-0 triumfoi edhe Borussia e Dortmundit ndaj Herthës së Berlinit. Në Signal Iduna Park vendasit shënuan nganjë gol në cdo pjesë. Në të 15-ën Pierre-Emerique Aubameyang, i shërbyer nga Nuri Sahin ngriti peshë murin verdhezi.

Nërsa në të 57-ën ishte turkogjermani, që shkarkoi të djathtën me një gjuajtje fluturimthi, që ishte e pakapshme për portierin Jarstein.

Në takimet e tjera të kësaj të shtunë në Bundesligë u arritën këto rezultate.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...