Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

PSG “fluturon” me Neymar, 6-2 ndaj Toulouse

Me Neymar ka festë dhe gola te PSG. Ylli brazilian shkëlqeu dhe në ndeshjen e tij të parë në “Parc de Prince” duke dhuruar dy asist por duke shënuar dhe dy gola në fitoren 6-2 të parizenëve ndaj Toulose, me finalizimin e dytë që ishte një “jogo bonito” e pastër.

Neymar ishte protagonisti absolut për parizienët, pasi ktheu ndeshjen për vendasit pas golit të parë të Toulouses duke vendosur sërish takimin në barazpeshë në të 31-tën.

4 minuta më pas ylli brazilian dhuroi dhe asistin për golin e Rabiot duke cuar të tijtë në pushim në epërsi. Në pjesën e dytë pvs daljes me të kuq të Verratit, PSG nuk u shfaq aspak i ndrojtur madje sulmoi dhe më tepër dhe Cavani ngriti shifrat në 3-1 nga pika e bardhë. Toulouse u duk sikur i dha vetes shpresë me autogolin e Tiago Silvës, por Pastore në të 82-tën shënoi dhe golin e 4-2.

2 minuta më pas Neymar dha dhe asistin për Kurzaëan për golin e 5-2 përpara se në të 91-tën të realizonte golin e 2-të personal duke i dhënë kreun e klasifikimit skuadrës së tij me pikë të plota.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...