Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëlqejnë në start Interi e Milani. “Ok” Roma

E diela e Serisë A ishte e tëra për milanezet, që e nisën më këmbën e mbarë kampionatin duke fituar të dyja me rezultatin 3-0 por mbi të gjitha duke mbyllur mjaft shpejt sfidat e tyre. Milani pati nevojë vetëm për 23 minuta për të vulosur rezultatin me Kessie që shënoi që në minutën e 6-të me 11-metërsh duke lënë Crotonen dhe me 10 vetë, pasi Var tregoi se në momentin e shkaktimit të penalltisë Cecherinit. Në inferioritet numerik, për Crotonen ishte e pamundur të realizonte ndonjë kthim rezultati dhe shpresën ja hoqi dhe Cutrone në të 18-tën.

Në të 23-tën nuk kishte më ndeshje me Suson që realizoi dhe golin e 0-3. Po aq shpejt sa Milani e zgjidhi takimin dhe Interi me Icardin që shënoi dy herë në 15 minutat e para

Në pjesën e dytë pati festë dhe për Perisicin, lojtarin më të përfolur te zikaltërit në këtë merkato vere, që shënoi golin e 3-0 për Interin.

Roma fitoi në Bergamo ndaj Atalantës së Berishës, me ndeshjen që u zgjidh nga Kolarov, që i dha 3 pikë vedhekuqve.

Strakosha ruajti portën e parepkur për Lacion, por bardhëkaltërit megjithatë nuk fituan dot ndaj debutuesve të Spakit duke barazuar 0-0 në shtëpi në ndeshjen e parë të kampionatit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...