Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Pas Granadës edhe Las Palmas do Manaj-n

Pas Granadës dhe një tjetër skuadër spanjolle interesohet për Rey Manajn. Sipas asaj që raportohet nga mediat ndërkombëtare, klubi i La Ligas po kërkon shërbimet e sulmuesit shqiptar, pas refuzimit që mori nga zikaltërit për Gabigol. Las Palmas kërkon të përforcojë repartin e sulmit dhe Manaj shihet si një alternativë e mirë për të qenë më produktivë në fazën e avancuar.

Aktualisht mësohet se klubi nga Ishujt Kanarie ka kontaktuar dhe me Interin, që mban kartonin e Rey Manajn, me të cilët sulmuesi ka një kontratë deri në vitin 2020 dhe po shihet mundësia e një kalimi të mundshëm të lojtarit në Primera. Pak ditë më parë një tjetër skuadër spanjolle, Granada shfaqi gjithashtu interes për Manajn, që në karrierën e tij ka veshur përvec fanellës së Interit, dhe atë të Cremoneses, Pisës dhe Pescarës. Primera Divizion mund të jetë një mundësi e mirë për Manajn për të vazhduar karrierën e tij pasi te Las Palmas mund të ketë një fanellë titullari të garantuar.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...