Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Teuta, Magani i kënaqur nga merkato

Teuta ka hyrë në fazën e fundit përgatitore përpara fillimit të sezonit të ri, e cila do të finalizohet në Ohër të Maqedonisë. Gjatë verës skuadra durrsake ka patur lëvizje të rëndësishme pothuajse në të gjitha repartet, gjë që ka lënë të kënaqur trajnerin Magani, i cili investimet e presidencës kërkon t’i “përkthejë” në fushën e lojës me rezultate.

“Merkato ka qenë shumë e kënaqshme, kemi patur afrime të rëndësishme që besoj se e kompletojnë grupin. Gjithashtu gjatë fazës përgatitore deri në këto momente nuk kemi patur dëmtime dhe kjo është shumë pozitive dhe tregon dhe punën e mirë të stafit. Tani na mbetet që investimet e presidencës t’i kthejmë në rezultate në fushën e lojës duke synuar objektiva të rëndësishëm. Unë nuk premtoj titullin por them se do të bëjmë maksimumin ndeshje pas ndeshje për të mbërritur te ai.” 

Nijaz Lena mund të konsiderohet afrimi më i rëndësishëm i verës, me mesfushorin që pranon se e kishte shumë të thjeshtë të pranonte ofertën e Teutës.

“Nuk e pata të vështirë të vendosja për të zgjedhur Teutën. Më ofruan një kontratë dy vjecare me kushte shumë të favorshme dhe me presidentin që kanë durrsakët besoj se është shumë e thjeshtë të gjesh gjuhën për të punuar sa më lehtë në sport.”

Vitin e fundit që Lena luajti me Teutën skuadra u rendit në vendin e 4-tërt duke siguruar dhe Europën, por një vit e gjysmë më mbrapa Lena beson se rikthimi i tij ka ardhur me objektivin që ekipi të klasifikohet më lartë në renditje.

“Herën e fundit u renditëm të katërtët, tashmë synimi ynë është për më lartë, që të rivalizojmë me 3 skuadrat kryesore. Nuk është e thjeshtë pasi dhe ekipet e tjera janë përforcuar por ne kemi besim se mund të bëjmë një kampionat shumë të mirë duke mos ju trembur askujt.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...