Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Halili: Presim vetëm një qendërmbrojtës

Rauf Alijev, sulmues i Kombëtares së Azerbajxhanit, i mirëpaguar dhe që premton shumë, Elis Bakajn të gjithë e njohin, ska nevojë për shumë komente, Sindrit Guri që është gati të shpërthejë ndërkohë që presin dhe Izair Eminin. Sulmi i Kukësit 2017-2018 është vërtet i frikshëm me menaxherin Naim Halili që paralajmëron se për sa i përket repartit në fjalë merkatoja është e mbyllur, e gjitha madje, me Kukësin që pret vetëm një qendërmbrojtës.

Një temë dite është dhe ajo e Albi Allës, sipas menaxherit të Kukësit edhe telenovela e mbrojtësit do të ketë një “happy end”, me futbollistin që pritet t’i bashkohet verilindorëve.

Reduktohen në këtë mënyrë një e nga një të gjitha cështjet e lindura gjatë kësaj vere pas atyre të Enea Kolicit dhe Nijaz Lenës, arsyeja sipas menaxherit Halili është e thjesht, kontrata të blinduara juridikisht sipas të gjitha normave.

Merkatoja cilësore kërkon edhe para, me drejtuesin e klubit verilindor që konfirmon, Gjici pas titullit kampion ka zgjidhur qesen pasi ka një qitje më të largët, objektivi janë grupet e kompeticioneve europiane.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...