Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Latifi drejt Hungarisë, për Skënderbeun 1 mln Euro

Liridon Latifi drejt largimit në këmbim të 1 milionë Eurove për arkat e Skënderbeut. Është padyshim lajmi më i bujshëm i kësaj merkatoje me 23-vjecarin që është gati të fillojë një aventurë të jashtë vendit, te Pushkash Akademi në Hungari. Ekipi është ngjitur këtë vit në Kategorinë maksimale të futbollit hungarez dhe drejtuesit kanë një projekt ambicioz për të arritur sa më shpejt majat, të ngjashëm me atë të Leipzig në Gjermani dhe për këtë arsye janë të gatshëm të investojnë menjëherë shuma të rëndësishme. Për këtë arsye dhe oferta është nga ato të parezistueshmet, 1 milionë Euro, shifër e denjë për Skënderbeun për një tjetër shitje rekord si ajo e Olyainkës që u largua për një shumë të përafërt.

Që ishte i përzgjedhuri i shitjes ekselente të kësaj vere kjo dihej, por vonimi i tratativave dhe mbi të gjitha aventura europiane e Skënderbeut bënë që për pak kohë emri i tij të mos lidhej me merkaton. Gjithsesi pritshmëritë janë drejt respektimit dhe Latifi është gati të nisë një aventurë të re, Skënderbeu synon ta ketë edhe për dy ndeshjet e play off-it të Europa League me Dinamon e Zagrebit, nëse do t’i realizonte të dyja, bashkë me shitjen e Latifit edhe kualifikimin, do të ishte padyshim një rekord përfitimesh absolut për një klub shqiptar, tjetër shembull se projektet afatgjatë dhe inteligjente funksionojnë edhe në aspektin financiar në futbollin shqiptar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...