Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lajme blitz nga Serie A

Paulo Dybala largon zërat që e shohin të ardhmen e tij te Barcelona. I pyetur nga mediat italiane, argjentinasi u shpreh se është shumë i lumtur te Juventus. Sulmuesi kujtoi faktin se vetëm para 3 muajsh rinovoi kontratën me “Zonjën e Vjetër” dhe mbi të gjitha mori dhe fanellën me numrin 10. Dybala, vijoi më tej, se dëshiron të rritet te bardhezinjtë dhe nëse klubi dëshiron, është i gatshëm të qëndrojë përgjithmonë te Juve.

Luciano Vietto është një objektiv real i Sampdorias. Është argjentinasi i Atletico së Madridit, ëndrra në sulm për klubin dorian, që tashme ka bërë një hap konkret në drejtim të lojtarit. Skuadra italiane është e gatshme t’i ofrojë 16 milionë Euro “Los Colchoneros” për 23-vjeçarin, por kjo shifër duket se nuk e kënaq aspak skuadrën madrilenë që kërkon të arkëtojë më shumë nga shitja e Vietto-s.

Është duel në merkato mes Veronas dhe Torinos për Sadiq Umar, sulmuesin nigerian të Romës, i cili është rikthyer në Trigoria, pas huazimit te Bologna. Sipas “Tuttosport”, klubi bluverdhë është në avantazh për 20-vjeçarin, që dëshiron ta marrë vetëm në formë huazimi, ndërsa klubi granata i ofron edhe të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit për 8 milionë Euro.

Kevin Strootman është plotësisht i përqëndruar te sezoni i ri me Romën. Gjatë kësaj merkatoje emri i holandezit është përfolur për një kalim të mundshëm te Juventusi, por vet 27-vjeçari sqaron se asnjëherë nuk ka biseduar me drejtuesit e bardhezinjëve. Strootman është mëse i kënaqur në “Olimpico” dhe nuk sheh asnjë arsye përse të largohet nga verdhekuqtë. Mesfushori theksoi se objektivi i tij është të fitoj çdo ndeshje me Romën.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...