Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Superkupa është e Lazios, mposhtet Juventus

Trofeu i parë i sezonit në Itali qëndron në Romë falë Murgias, që në të 93-tën pak sekonda para shtesës i dha Superkupën në duar Lacios. Lacio fitoi një ndeshje të cmendur në “Olimpico”, të cilën e konsideronte të mbyllur pesë minuta para fundit, por që Juventus arriti ta hapë po aq mrekullisht sa dhe bardhëkaltërit fituan këtë trofe. Një titull që ka dhe ngjyra kuqezi falë Thomas Strakoshës, i cili që në fillim bëri pritje vendimtare për të tijtë, duke mbajtur të paprekur rezultatin për të lejuar të tijtë të ishin të qetë në fushë. Immobile dhe njëherë tregoi se mbetet njeriu gol dhe jo vetëm që i vodhi një 11-metërsh Buffonit, të cilin e shndërroi po vetë në gol por gjithashtu në pjesën e dytë shtroi rrugën e Lacios drejt trofeut me golin e 2-0.

Juventus në kërkim të golit të shpresës u përplas te Strakosha sistematikisht deri në minutën e 85-të kur Dybala mundi të dërgoi topin në rrjetë. Gjithsesi Dybala sapo kishte nisur shfaqjen e tij pasi në të 91-tën mundi të barazojë rezultatin nga pika e bardhë. Juventus mendoi se e dërgoi në shtesë ndeshjen, por 1 minutë para fundit Murgia shënoi golin me të rëndësishëm të karrierës duke i dhënë trofeun ndër duar Lacios për herë të katërt në historinë e klubit.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...