Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Monaco e nis si kampione, dominon Dijon

Viti i ri por Monaco e vjetër, me Radamel Falcon sërish për protagonist, teksa vulosi me një 3 golësh fitoren 4-1 ndaj Dijonit në transfertë. Suksesi i monegaskëve, ishte i ngjashëm me ato të vitit të kaluar teksa erdhi sërish nëpërmjet spektaklit pavarësisht se goli i parë ishte pragmatizëm i pastër nga Falcao, por i dyti i brazilianit Jemmerson ishte një roveshatë perlë që i lejoi miqve të mbyllnin ndeshjen ende pa nisur mirë ajo.

Gjithsesi Monaco, që nuk kënaqet kurrë me të bukurën, pak a shumë si Falcao, para pushimit realizoi dhe një tjetër perlë, këtë herë me autor Falcaon, që dërgoi topin  në trekëndësh me një goditje plot klas dhe saktësi.

Pavarësisht nje tuneli të shfaqur në mbrojtje por dhe mes këmbëve të Subasicit në fundin e pjesës së parë, rezultati nuk u vendos asnjëherë në diskutim pasi Falcao mendoi ta mbyllte vetë ndeshjen ashtu si e hapi me golin e 1-4 që ngjit në krye kampionët me pikë të plota pas dy javësh duke treguar se pavarësisht blerjeve, PSG duhet të luftojë fortë për titullin dhe në Francë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...