Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Vijojnë surprizat në Botërorin e Atletikës

Botërori i Atletikës dhuroi një surprizë në gjysmëfinalet e 200 metrave për meshkuj, kur kampioni ëayde Van Niekirk u mund në baterinë e tij duke u renditur i 3-ti dhe arriti të kalojë në finale vetëm si një prej vendeve të tretë më të shpejtë. Atletiki nga Afrika e Jugut nuk ishte i vetmi që zhgënjeu pasi dhe xhamajkani Yohan Blake nuk arriti të kalojë në finale. Ndërkohë nuk mungoi drama dhe në garën e 400 metrave për femra ku Shaunae Miller Uibo e Bahamas u mendua se do të fitonte sërish ar ashtu si në Olimpiadën e Rios, por Miller-Uibo pësoi një dëmtim duke lejuar amerikanen Phyllis Francis që të arrinte e para në finish, medaljen e argjendtë e fioi ndërkohë 18 vjecarja nga Bahreini Eid Naser ndërsa Allyson Felix u rendit vetëm e 3-ta. Kjo ishte medalja e 14-të në karrierë për Felix në Botëror duke barazuar kështu rekordin e Bolt dhe Ottey.Norvegjia mori medaljen e parë të artë në botëror që prej vitit 1987, teksa Karsten ëarholm arriti të triumfojë në garën e 400 metra me pengesa duke paraprirë në finish, turkun Copello dhe ish kampionin e botës, amerikanin Kerron Clement. Kina i shtoi vetes një tjetër ar në garën e hedhjes së gjyles, me Lijao Gong që triumfoi me rezultatin 19.94 metra, argjendin e fitoi hungarezja Anita Marton ndërsa Michelle Carter mori bronzin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...