Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Lushnja, gati rikontruksioni i stadiumit

Lushnja këtë vit u rikthye në Superiore dhe dëshira e klubit është që ndeshjet t’i luaj në stadiumin e saj “Roza Haxhiu” që i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, si përsa i përket ambjenteve të brendshme, fushës por dhe tribunave, që do të pajisen me stola të rinj në mënyrë që të plotësojnë kushtet e licensimit të FSHF. Gjithsesi nga ecuria e punimeve aktuale duket paksa e vështirë që stadiumi të jetë gati në datën e fillimit të sezonit të ri dhe pse sekretari i klubit, Irakli Zaka thekson se po bëhet maksimumi që gjithcka të jetë gati për ndeshjen e parë me Vllazninë.

Faza e parë parashikon vendosjen e tapetit të ri të fushës, mbarimi i së cilës do të mundojë dhe fillimin e pajisjes së tribunave me stolat e rinj.

Në rast se punimet nuk përfundojnë në kohë për ndeshjen e parë të Superiores në shtëpi, atëherë Lushnja ndeshjen me Vllazninë me shumë gjasa do ta zhvillojë në stadiumin e Fierit “Loni Papuciu”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...