Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Mirabelli: Ibra nuk bën pjesë në listën e Milanit

Milani ka bërë një merkato fantastike deri tani duke afruar në skuadër plot 10 futbollistë mes tyre edhe emra shumë të rëndësishëm si Leonardo Bonucci, Lucas Biglia, Andrea Conti, Franck Kessie e Andre Silva. Gjithsesi për të kompletuar skuadrën drejtuesit e klubit prej kohësh po lëvizin për të realizuar edhe goditjen e fundit që do të jetë afrimi i një sulmuesi me shumë peshë që të mbajë mbi shpatulla repartin e avancuar të Milanit, pasi Carlos Bacca dhe i riu Andre Silva nuk e bindin plotësisht trajnerin Vincenzo Montella.

Në orët e fundit është folur shumë për një rikthim të Zlatan Ibrahimovic te kuqezinjtë. Shtatlarti suedez po e merr veten nga dëmtimi i rëndë që pësoi në Prill dhe mund të jetë gati për të luajtur në fillim të Tetorit. Megjithatë për të frenuar disi entuziasmin e tifozëve të Milanit për një afrim të mundshëm të Ibrës, ka menduar drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli, i cili në një intervistë ka theksuar se në listën prej 3 emrash për sulmin e kuqezinjëve nuk bën pjesë ai i Zlatan Ibrahimovic.

Borussia e Dortmundit dhe vetë Pierre Emerick Aubameyang i kanë mbyllur dyert kuqezinjëve por Mirabelli nuk e përjashton ende mundësinë që sulmuesi nga Gaboni mund të bëhet pjesë e Milanit. Diego Costa dhe Nikola Kalinic janë dy emra të tjerë që janë lakuar shumë për të afruar te Milani. Mirabelli edhe pse e pranoi se Milani ka nevojë për një sulmues të madh, ai dhe Fassonne nuk duan të gabojnë dhe do të presin deri në ditën e fundit të merkatos për të bërë zgjedhjen e duhur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...