Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Arsenali fiton Superkupën e Anglisë

Eshtë i Arsenalit trofeu i parë anglez i sezonit 2017-2018, Community Shield e quajnë britanikët, për ta bërë më të qartë Superkupa e Anglisë. Topcinjtë mposhtën Chelsean 4-1 nga pika e bardhë e penalltive pasi 90 minutat e para përfunduan në barazim 1-1 në Wembley, me Arsene Wenger që konfirmohet si macja e zezë për Antonio Conten duke i rrëmbyer trajnerit kampion edhe Superkupën pasi kishte bërë të njëjtën gjë me Kupën e Anglisë në maj.

Ndërsa Arsenali priste të merrte trofeun në Wembley Conte me siguri do të ketë qenë duke pyetur veten me kokën poshtë, si ishte e mundur që e humbi këtë ndeshje, pse portieri i tij mori penalltine e dytë , si mundet që blerja e tij e re për 70 milion paudn, Alvaro Morata të gabonte krejtësisht nga 11 metrat dhe mbi të gjitha xcfarë ishte ky sistem i cuditshëm i goditjes së 11 metërshave ku skiadrat nuk gjuajnë si zakonisht nga një sejcila? E ndërsa Conte kërkonte përgjigje Arsenali i gëzohet një fillimi për së mbari të sezonit,

Chelsea kishte marrë avantazhin gjatë ndeshjes në fillimin e pjesës së dytë m,e Viktor Moses që u shfaq si fantazmë në krosimin e Cahills. për të shënuar në minutën e 46 .

Blutë në avantazh por kur Pedro morri direkt kartonin e kuq në të 80 për një ndërhyrje të ashpër ndaj Elneny tabloja ndryshoi e madje menjëherë. Direkt e në goditjen e dënimit që pasoi Granit Xhaka, autor i një ndeshjeje mjaft të mirë gjeti në zonë Sead Kolasinac që ndëshkoi Thibo Courtois.

Më 90 minutat që përfunduan në barazim 1-1 skuadrat ju drejtuan llotarisë së 11 metërshave që këtë radhë për herë të parë në Angli u goditën me një sistem tjetër, jo më nga një për sejcilën skuadër por për ti dhënë shanse të barabarta skuadrës që gjuan e dyta, pas penalltisë së parë sejcila skuadër gjuan nga dy herë dhe në fund gjuan goditjen e fundit sërish skuadra që i nisi, dicka e ngjashme me formatin e tie break në stilin e tenisit.

Metodë që me sa duket hutoi Chelsean, Fillimisht nga pika e bardhë u prezantua kapiteni gary Cahill që nuk gaboi, pastaj ishte radha e dy goditjeve për Arsenalin me Theo Walcot dhe Nacho Nomreal që nuk falën duke e cuar rezultatin në 2-1 nga pika e bardhëe. dy penalltitë e radhës ishin fatale për Chelsean pasi fillimisht portieri Thobot Courtois nuk arriti të shënonte duke e cuar topin jashtë, por nëse për një portier edhe mund të ndodhë, të njëjtën gjë bëri më pas edhe sulmuesi Alvaro Morata, duke i dhënë Arsenalit shansin që në dy penalltitë e rradhës të mbyllte llohgariotë, dhe kështu ndodhi me Oxlade Chamberlein dhe Olibier Giroud që nuk gabnuan duke e bërë të panevojshme goditjen e fundit nga chelsea. 5-2 në total për Arsenalin që i rrëmben trofeun e parë sezonal Chelseat, në Superkupën e Anglisë, thjesht preludi i një sezoni të jashtëzakonshëm të futbollit brittish që do të përjetojmë këtë sezon në Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...