Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Teuta fiton në miqësore, spikat Lena

Nijaz Lena shënon për Teutën dhe mban dhe shiritin e kapitenit për durrsakët, ndërkohë që Kukësi e kërcënon me kontratën. Mesfushori spikati që në ndeshjen e tij të parë me “Djemtë e Detit” teksa shënoi golin e 3-të në fitoren 4-1 të Teutës në miqësoren me Riminin, të luajtur në fushën stërvitore të Secchianos. Skuadra e Gugash Maganit zhvilloi një lojë shumë të mirë sidomos në pjesën e dytë dhe pse epërsinë e mori që në pjesën e parë me anë të Cyrbjas që  realizoi me të majtën.

Në fillimin e pjesës së dytë ishte sulmuesi ganez Latif Amadu që realizoi golin e 0-2 përpara se Lena të fitonte vetë një 11-metërsh duke e shndërruar në gol me një parabël. Gjithsesi skuadra durrsake nuk kishte përfunduar ende me golat pasi Enco Vila realizoi dhe golin e 0-4 në minutën e 79-të. Në fund Rimini mundi të shkurtojë dhe diferencën e golave me anë të Valerianit që u tregua i saktë nga pika e bardhë. Deri në këto momente Teuta ka bërë shumë mirë në miqësoret që po zhvillon në Itali, me trajnerin Magani që ka mbetur shumë i kënaqur nga paraqitjet e të tijve.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...