Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Bolt: Më penalizoi starti. S’ndryshoj mendim për tërheqjen

Usain Bolt e mbylli karrierën e tji në garat individuale me një medalje bronzi në Botërorin e Londrës duke humbur për herë të parë në një finale ku ka arritur të garojë pa u skualifikuar sic ndodhi në Korenë e Jugut. 35 vjecari Justin Gatlin rrëmbeu medaljen e artë duke mposhtur një legjendë si Bolt, që ndoshta do të kishte dëshiruar t’i bënte një tjetër mbyllje karrierës. Nga salla e konferencave atleti xhamajkan pranoi se starti jo i mirë e penalizoi.

“Pas garës gjysmëfinale me Colemanin e kuptova që nëse nuk bëja startin e duhur do të kisha probleme. Sërish e pati disi të ngadaltë fillimit por megjithatë dhashë maksimumin tim deri në fund por nuk ishte mjaftueshëm. Gjithsesi të jeni të sigurtë se nuk do të ndryshojë asgjë nga kjo garë, sepse unë humba përballë dy konkurrentëve të mëdhenj. Fakti që humba në finale nuk ndryshon aspak gjithcka që kam arritur në karrierëm time. Besoj se përgjatë këtyre viteve kam dhënë më të mirën time”. 

Bolt pranoi se sporti do t’i mungojë por gjithsesi tani për të hapet një kapitull i ri..

“E sigurtë është që sporti do të mungojë por nuk ndryshoj mendim sepse tani kam mundësinë të jetoj jetën time dhe të bëj ato gjëra që dua. Të udhëtoj ku të dëshiroj dhe të shijoj momentet me familjen dhe veten. Nuk e di se c’do të ndodhë më pas me karrierën time, por e sigurtë është që cdo gjë që do të bëj do ta bëj me pasion sic kam bërë deri tani.’

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...