Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Alves: Neymar më bindi të firmosja me PSG

Neymar ka pushtuar Parisin ende pa luajtur. Pas prezantimit përpara publikut të tij të ri përpara ndeshjes me Amiens, në të cilën braziliani nuk u aktivizua për shkak të mos plotësimit në kohë të dokumentacionit dhe kulla Eifel u ndricua për nder të brazilianët, me parizienët që në mbrëmje shijuan spektaklin e kullës që u vesh me ngjyrat e klubit kryeyqytetas duke i uruar mirëseardhjen yllit të futbollit botëror në “Parc des Prince”. PSG realizoi blerjen më të shtrenjtë të historisë së futbollit këto ditë duke siguruar shërbimet e Neymar për 222 milion Euro, por sulmuesi i Selesaos nuk ishte braziliani i vetëm që u afrua te parizienët, pasi përpara tij firmosi dhe Dani Alves. Mbrojtësi në një intervistë për mediat franceze deklaroi se nuk ishte ai që e bindi Neymar të firmoste për PSG, por e kundërta.

“Neymar pati shumë ndikimin në zgjedhjen time për të luajtur me Parisin. Njerëzit mendojnë se Neymar është ende një fëmijë, një adoleshent 20 vjecar që nuk merr dot vendime, por fëmija është rritur dhe burrat nuk i tremben sfidave dhe marrin përsipër përgjegjsitë. Besoj se ai ka ditur të bëjë një zgjedhje të guxishme dhe lavdia i takon atyre që guxojnë. Neymarit i pëlqejnë sfidat dhe mua gjithashtu dhe kjo është arsyeja pse të dy vendosëm të firmosnim për PSG”.

Këtë të shtunë, Dani Alves debutoi me PSG në kampionat, me skuadrën e tij që fitoi 2-0 ndaj Amiens takimin hapës të sezonit të Ligës së parë, me brazilianin që shërbeu dhe asistin për golin e parë të Cavanit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...