Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Prezantohet Adorjan: Partizani, zgjedhja e duhur

Nga e kuqja e Liverpulit, ku u formua si futbollist, tek e kuqja e Partizanit, fanellë me të cilën dëshiron të fitojë titullin kampion. Krisztian Adorjan u prezantua si lojtari më i ri i Partizanit, i bindur nga oferta dhe projekti i 15 herë kampionëve të Shqipërisë.

“Është e vërtetë që kam patur oferta nga jashtë Italisë madje dhe në Amerikë. Por pasi fola me drejtuesit e Partizanit të cilët më treguan për objetivat e skuadrws  më pëlqeu ideja për të firmosur me këtë klub. Më ngjiti kjo skuadër dhe pranova menjëherë.”

Kur oferta vjen nga një personazh mjaft i njohur i futbollit, si Lucciano Moggi, sipas 24-vjecarit hungarez është e vështirë të thuash jo.

“Moggi është një person i rëndësishme që ka dhënë shumë në futboll. Kur fola me të isha shumë i lumtur, sepse një njeri si ai ka vizion dhe ide të qarta. Më pëlqeu ideja për të qenë pjesë e këtij projekti. Mendoj se po hedh hapin e duhur, sepse me ka pëlqyer klubi ku kam ardhur. Partizani është klubi më i madh në Shqipëri, ndërsa futbollistët shqiptarë po shkëlqejnë në Europë. Edhe me Ferencvaroshin Partizani tregoi nivel të lartë, jam entuziast për këtë aventurë të re.”

Si-ish futbollist i përfaqësues U-21 të Hungarisë, Adorjan e kujton shumë mirë përplasjen e dyfishtë me Shqipërinë, me të dyja skuadrat që ndanë nga një fitore në fushën kundërshare.

“Kam luajtur me Shpresat e Hungarisë në Shqipëri dhe kam njohuri me futbollin shqiptar. Kemi fituar nga një ndeshje secila skuadër. Kam parë lojtarë shumë të mirë te Shpresat e Shqipërisë. Kam ndjekur edhe Partizanin kundër Ferencvaroshit, ishte një skuadër që luante me dëshirë dhe më pëlqeu. Më kujtohet penalltia e realizuar nga portieri Hoxha. Duhet të jetë një futbollist shumë cilësor dhe guximtar për të realizuar atë 11-metërsh. Me kanë pëlqyer mjaft lojtarë në mesfushë dhe sulm, por më shumë loja në grup.”

Dhe në fund një mesazh për të gjithë tifozët e kuq, që nuk e shijojnë titullin kampion prem më shumë se 24 vitesh.

Unë mund të premtoj që do të bëj gjithcka për ta fituar titullin. Por janë edhe skuadra të tjera shunmë të forta. Nëse punojnë së bashku dhe me seriozitet mendoj se mund të jetë viti ynë.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...