Futboll

Partizani, zyrtare goditja Adorian

Partizani bën goditjen e verës. Të kuqtë kanë zyrtarizuar këtë të premte afrimin e Kristian Adorian, që cilësohet si një vlerë e shtuar për mesfushën e të kuqtë. 24 vjecari që është dhe pjesë e përfaqësueses së Hungarisë ka firmosur pasditen e kësaj të mërkurë në selinë e klubit ndërsa pritet të prezantohet për mediat këtë të enjte në orën 11:00. Adorian është një futbollist me shumë cilësi që është rritur te lojtar te anglezët e Liverpulit, përpara se të huazohej në Holandë te Groningen ndërsa prej vitit 2014 është pjesë e Novarës në Itali. Ka qenë pikërisht Luciano Moggi që ka bërë të mundur afrimin e këtij të fundit te të kuqtë ndërsa në orët e fundit është mësuar se po punohet dhe për një tjetër blerje të rëndësishme, atë të Edgar Canit me ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare që mund të afrohet te të kuqtë gjatë kësaj merkatoje vere për të zëvendësuar pikërisht të larguarina Kaleb Ekuban, që u transferua në Angli te Lids United, klub në të cilin dhe vetë Cani ka luajtur në të kaluarën.

To Top