Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Te Shkëndija e Tetovës besojnë te kualifikimi

Shkëndija para misionit play-off i Europa League. Për ta prekur, kuqezinjtë e Tetovës duhet të përmbysin disavantazhin 2-1 pas humbjes që pësuan në Vilnius përballë lituanezëve të Trakait. Një ndeshje e cuditshme ajo e para ku Shkëndija u penalizua me dy kartona të kuq me Cuculin dhe Sten Junior që do të mungojnë në takimin e kthimit në Strumicë, megjithatë trajneri Qatip Osmani është i bindur se Shkëndija i ka të gjitha mundësitë dhe potencialin për t’u kualifikuar me një paraqitje ndryshje nga ajo e një jave më parë.

“Gjatë javës së kaluar kemi analizuar ndeshjen e parë me Trakain që zhvilluam, besoj se gabimet që bëmë në atë ndeshje me punën e bërë kemi arritur t’i eliminojmë dhe mendoj se të gatshëm presim ndeshjen e nesërme me Trakain. Kemi rezultat aktiv që na lejon të besojmë në kualifikim në playoff, por jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë. Kemi mungesa të rëndësishme në formacion, Vujçiç, Junior dhe Cuculi janë lojtarë standard, por besoj se ata që do të hyjnë në fushë për t’i zëvendësuar sigurisht se posedojnë kualitet dhe me punën e tyre shpresoj të bëjnë mos ndjehen shumë mungesat. Na pret ndeshje e vështirë me një kundërshtar që sigurisht vjen me llogaritë e veta për kualifikim, por mendoj se Shkëndija në këtë moment është më kualitative dhe do të arrijë të kalojë në fazën e play-offit.

Bashkë me trajnerin në konferencën e zakonshme për shtyp ishte sërish kapiteni Ferhan Hasani. “Buba” është i vetëdijshëm se nuk do të jetë aspak e lehtë, por megjithatë injekton besim duke u nisur nga ajo pjesë e parë në Vilnius ku Shkëndija edhe pse u ndëshkua shpejt, krijoi disa raste për shënim dhe mund ta kishte përmbysur rezultatin.

“Hyjmë në këtë ndeshje me disavantazh 2:1 përballë Trakait, rezultat që na jep motiv për të kaluar në raundin tjetër. Si që tha edhe trajneri, nuk do të jetë aspak e lehtë, bëhet fjalë për skuadër të fortë. Mirëpo ne tani më mirë e njohim kundërshtarin dhe mendoj e besoj se kemi kualitet më të lartë. Nëse bazohemi në ndeshjen që luajtëm në Lituani dhe nëse shikojmë pjesën e parë atje ne kishim dominim për 45 minutat e para dhe pranuam gola me gabimet tona. Pastaj në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi me kartonat e kuq. Nga ajo që kemi mundur të shohim, mendoj se realisht jemi ekip më kualitative dhe besoj se ne do të kalojmë këtë raund. Normal nëse arrijmë të bëjmë lojën që kemi mundur ta bëjmë deri tani, shpresoj se do të jemi ne ata që do të kalojmë raundin e tretë dhe do të shkojmë në play-off”.

Përballja Shkëndija e Tetovës – Trakai do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga stadiumi i Strumicës në orën 17.00 në Supersport.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...