Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

6 trajnerë të larguar në 16 javë, Magani e Starova në pikëpyetje

Ashtu siç pritej gara këtë edicion ka qënë e egër, me skuadra të cilat nuk kanë përmbushur objektivat si dhe të tjera që kanë rezultuar surprizë. Në rastin e parë ata që e pësojnë janë gjithmonë trajnerët dhe pas 16 javësh të luajtura janë vetëm 3 nga 10 skuadrat që konfirmojnë timonierët e fillim sezonit. Skënderbeu kampion i dimrti vijon projektin me Ilir Dajën, Flamurtari i vendit të dytë ecën përpara me shpëtim Duron ndërsa edhe Kamza pavarësisht 3 humbjeve radhazi i beson Ramadan Ndreut. Në pikëpyetje mbeten pozicionet e Sulejman Starovës tek Partizani si dhe Gugash Maganit tek Teuta. Ndërkohë që pjesa tjetër e skaudrave e kanë ndryshuar timonierin gjatë javëve pjesë së parë të edicionit. Stavri Nica ishte i pari që nisi valsin e trajnerëve duke u larguar pas humbjes në Kukës, teksa në vendin e tij u vendos vlonjati Gentjan Mezani. Ma pas vijuan të largoheshin me radhë Armando Cungu nga Vllaznia që u zëvendësua me Ernest Gjoka, Artan Bano i Lushnjës për ti lënë vendin Hysen Dedjes, Luis Curbello i Luftëtarit për tu ulur në stolin bluzi Hasan Lika si dhe Mark Iuliano që i hapi rrugën rikthimit të Starovës në krye të Partizanit. Pas përfundimit të javës së 16 u largua nga drejtimi i Kukësit serbi Mladen Milinkovic që bëhet kështu i 6-ti trajner i larguar nga detyra. Tek kampionët ende nuk është vendosur për emrin e ri të trajnerit ndërkohë që në pikëpyetje mbetet e ardhmja e Gugash Maganit tek Teuta si dhe Sulejman Starovës tek Partizani, të cilët mund të kenë drejtuar për herë të fundit skuadrat e tyre të premten e javës së 16.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...