Edhe kënga historike e bardhebluve tani duket sikur tingëllon paksa ndryshe. Një tifoz i Tiranës se ka më aq të lehtë ta mos stepet pak kur këndon “Ishte ndeshja me Vllazninë”. E pamundur të evitosh kujtimet e atij 27 maji fatal për Tiranën, me bardheblutë që rikthehen sërish në Loro Boriçi, aty ku pak muaj më parë përjetuan dramën më të madhe në gjithë historinë e klubit duke rënë nga Kategoria. Tirana rikthehet në Shkodër dhe është e pamundur që për pjesën më të madhe të grupit të mos egzistojnë fantazmat e atij barazimi 0-0 që i vuri kapak një sezoni katastrofik. Tani është një tjetër ndeshje, luhet në Kupë dhe i njejti rezultat do të mjaftonte që kryeqytetasit të kalonin në raundin tjetër, megjithëse në kampin bardheblu janë të bindur se nuk do të luajnë për një barazim. Në Kategorinë e Parë Tirana po dominon falë strategjisë së klubit për të ruajtur lojtarët cilësorë e ndërtuar një grup që të vlejë dhe për sezonin e ardhshëm. 8 fitore, vetëm një humbje dhe një barazim me një golavarazh impresionues prej 23 golash të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar. Tirana e ka bazuar projektin e saj për tu rikthyer sa më shpejt në elitë, dhe ky mund të konsiderohet edhe një test i vlefshëm për projektin bardheblu. Një përballje me Vllazninë që po vuan në Superiore. Kupa është prioritet për Tiranën dhe Ze Maria ka përgatitur skuadrën me motivim maksimal pavarasisht avantazhit të krijuar në sfidën e parë, stërvitja e fundit me dyer të mbyllura me kërkesë të trajnerit ndërkohë që në krahasim me atë ndeshje të fundmajit, do të zbresin sërish në tapetin e Loro Boricit Ilion Lika, Doka, Kërciku, Karabeci, Asion Daja, Hoxhallari e Turtulli më shumë se gjysma e formacionit, padyshim që përtej reziltatin sportiv do të kenë brenda dhe dëshirë për revansh për atë epilog të hidhur të sezonit të kaluar. në atë ndeshje tifozët munguan, këtë herë duhet të jenë, me shpresën për të përzënë fantazmat e parë një Tiranë që del jo mes lotësh por me buzëqeshje në Loro Borici, edhe për ta do të jetë ndoshta më e lehtë më pas për të kënduar, “Ishte ndeshja me Vllazninë”.