Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

50 njerëzit më të urryer në futboll

President Sepp Blatter looks at banknotes thrown by British comedian known as Lee Nelson at a news conference after the Extraordinary FIFA Executive Committee Meeting at the FIFA headquarters in Zurich, Switzerland July 20, 2015.

Revista Sportive “Four-Four-Two”, ka publikuar një sondazh ku klasifikohen 50 personazhet më të urryer në të gjithë historinë e futbollit botëror, thënë më butë 50 personazhet më pak të pëlqyera.

Në një listë që krijon polemika, mediumi i njohur zgjodhi 50 individë që u klasifikuan si antipatikë nga sondazhi i kryer. Listë që paradoksalisht lakon lojtarë teknikë dhe madje edhe kryetarë të klubeve, të federatave dhe shoqatave.

Ajo që bie në sy është fakti se në këtë listë janë në mazhorancë personazhet që ose kanë milituar, ose aktivizohen në Ligën Spanjolle, siç është rasti i Sergio Ramos, Pepe, Sergio Busquets, Mark Van Bommel, Diego Costa, Luis Suárez, Cristiano Ronaldo, por dhe Maradona e Jose Mourinho.

Edhe pse ky artikull vjen me nota ironike, është i çuditshëm fakti se ai është shfrytëzuar për të kritikuar shumë ashpër disa emra të përveçëm. Top 10-shja më e kritikuar është e përbërë nga emra, të cilët konsiderohen si antipatikë, arrogantë, antisportivë, dhe mbi të gjitha egoistë. Renditje rastësore niset me anglezin John Terry, që sulmohet për moralin e tij pa minimumin e normave. Senegalezi El Haxhi Djuf që ka milituar në ligën angleze dhe atë franceze, është ndër personazhet më të urryer, si pasojë e dhunës së ushtruar në fushë.

Lista vijon me Lugiano Moggin, të cilit i atribuohet akuza e korrupsionit, për të cilën Juventus u dënua në 2006-ën, Cristinao Ronaldon, që me gjestet, famën dhe stilin, për shumë njerëz është ndër më antiptikët, Michel Platininë për përfshirjen e tij në skandalin e korrupsionit të FIFA-s, Jose Mourinhon për sensin e ekzagjeruar të protagonizmit dhe Josef Blatterin për skandalin më të madh të korrupsionit.

01. Sepp Blatter
02. Jose Mourinho
03. Harald Schumacher
04. Michel Platini
05. Richard Keys
06. Cristiano Ronaldo
07. Luciano Moggi
08. El Hadji Djouf
09. Pete Winkelman
10. John Terry
11. Bernard Tapie
12. Karl Oyston
13. Diego Maradona
14. Joey Barton
15. Ken Bates
16. Luis Suarez
17. Mike Ashley
18. Diego Costa
19. Ashley Cole
20. Paolo Di Kanio
21. Andoni Goikoetxea
22. Greame Sounnes
23. Ruichard Scudamore
24. Kevin Muscat
25. Roman Abramovich
26. Dennis Wise
27. Silvio Berlusconi
28. Joe Kinnear
29. Mike Dean
30. Alex Ferguson
31. Francesco Becchetti
32. Mark Van Bommel
33. Tim Sherwood
34. Antonio Rattin
35. Graham Westley
36. John Fashanu
37. Roberto Rojas
38. Vinnie Jones
39. Vincent Tan
40. Steve Evans
41. Sergi Busquets
42. Neil Warnock
43. Ben Thatcher
44. Stan Kroenke
45. Alan Green
46. Pepe
47. Tony Pulis
48. Robbie Savage
49. Alan Pardew
50. Sergoi Ramos

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...