Tjetër humbje për Alavesin e Giani De Biasit. Skuadra e drejtuar nga ish trajneri i kombëtares shqiptare u mposht keqazi në transfertën madrilène përballë Getafes me rezultatin 4-1. Për De Biasin kjo ishte humbja e 4-t në La Liga në 6 takime me skuadrën baske në të cilat ka marrë edhe 2 fitore. Në Coliseum Alfonso Perez, vendasit e panë veten në avantazh të dyfishtë në harkun e 9 minutave falë golave të Bergarës dhe Molinës. Në pjesën e dytë Getafe shënoi dhe 2 herë të tjera me anë të Angel. Golin e nderit për Alaves e realizoi Santos në të 81-tën. Me këtë humbje skuadra e De Biasit mbetet në vendin e 18-të të Primera Division në kuotën e 6 pikëve.
Lajme të tjera
Futboll
Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...
Kombëtare
Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...
Legjionarët
Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...
Kombëtare
Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...