Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

4 gola për të kapur çerekfinalet, Lazio paralajmëron Fiorentinën

Pas Milan-Inter mësohet edhe çifti i dytë çerekfinalist i Kupës së Italisë. Do të jetë Lazio-Fiorentina. Bardhekaltrit e Simone Inzaghit e kishin gjithçka të thjeshtë përballë Citadellës. Në Olimpico Lazio kaloi me rezultatin 4-1 skuadrën e Serisë B në raundin e 1/8-ave duke avancuar më tej. Në fushë trajneri Inzaghi hodhi një skuadër të ndërrthurur me mes lojtarëve titullarë dhe atyre të stolit, me Thomas Strakoshën , Stefan De Vrij, Ciro Immobilen dhe Lucas Leivan e Milinkovic-Savic që e nisën sfidën që nga minuta e parë. Ishte Immobile ai që zhbllokoi shifrat pas 11 minutash lojë. Në të 24-tën erdhi i Felipe Anderson. Rikthim më të mirë në fushë si titullar nuk mund të kishte për brazilianin. Autogol i Camiglianos i çoi shifrat në 3-0 ndërkohë që rihapi sfidën me një supergol  Bartolomei në minutën e 41-të. Nuk kishte asnjë mundësi reagimi Strakosha në golin e miqëve. Në pjesën e dytë Citadella provoi të shënonte edhe një tjetër gol por portieri shqiptar u shfaq në lartësinë e duhur duke ruajtur portën të paprekur. Në minutat e fundit Ciro Immobile me një gol të bukur me parabol vulosi rezultatin në 4-1 me Lazion që preu biletën e çerekfinaleve.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...