Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Real Madrid-Liverpool, finalja e Kievit premton spektakël

37 vjet më pas Reali i Madridit dhe Liverpooli do të përballen sërish në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm të UEFA-s, për të përcaktuar fatin e Champions League-s për sezonin 2017-18. Asokohe në Paris një gol i shënuar 8 minuta para fundit nga mbrojtësi Alan Kennedy i dha klubit nga Merseyside Kupën e Kampioneve, sidoqoftë që nga ai takim klubi i famshëm madrilen ka fituar gjithmonë sa herë është paraqitur në finalen e aktivitetit më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër. “Los Blancos” janë kampionët në fuqi, madje rekordmenët e këtij kompeticioni paraqiten në takimin përmbyllës të Champions League-s për të tretin vit radhazi, ndërsa “të kuqtë” e kanë filluar aventurën e tyre afërsisht nëntë muaj më parë, që në fazën play off kur eliminuan Hoffenheim-in. Duhet të kalonin 13 ndeshje që futbollistët e Jurgen Klopp të provonin shijen e humbjes, pasi disfata me Romën në gjysmëfinalen e kthimit përbën pikërisht humbjen e vetme të “të kuqve” në këtë edicion.

Duke lënë mënjanë finalen e humbur me Seviljen në Europa League Liverpooli kthehet në një duel të tillë të këtyre përmasave, pas pothuajse një dekade, ndërkaq ekipi “merengues” pasi u bë klubi i parë që arriti të fitojë për dy sezone radhazi Champions-in tani kërkon t’i bëjë tre trofe rresht, gjë që në këtë kompeticion nuk ndodh që nga mesi i viteve 70, kur Bayern Munich koleksionoi tre herë radhazi Kupën e Kampioneve. Nëse Zinedine Zidane ka në gjirin e skuadrës pak a shumë të njëjtët lojtarë te “The Reds” gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm me mbërritjen e strategut gjerman, madje deri në atë pikë sa për të kuptuar që në finalen në Ukrainë me shumë gjasa në fushë nga minuta e parë nuk do të jetë asnjë nga lojtarët me të cilët Brendan Rodgers filloi ndeshjen e vitit 2014-të në stadiumin Santiago Bernabeu, takim që u fitua 1-0 nga Reali por që përfaqëson njëkohësisht edhe përballjen e fundit ndërmjet këtyre dy klubeve. Pra nuk duhet shumë për të kuptuar që eksperienca anon krejtësisht nga klubi i famshëm madrilen, që kërkon trofeun e 13 në 16 finale të këtij aktiviteti. Reali është duke dominuar Champions League-n me 3 tituj në 4 vitet e fundit dhe këtë sezon “Los Blancos” kanë eliminuar me radhë kundërshtarë si Paris SG, Juventus apo dhe Bayern Munich, gjithsesi skuadra vazhdon të mbështetet te yjet, krejt ndryshe nga c’ndodh me ekipin anglez, që falë gegenpresing-ut të famshëm të trajnerit Jurgen Klopp përbën një kundërshtar shumë të paparashikueshëm.

Zizou nuk do të ketë mungesa dhe i ka grumbulluar të gjithë, ndërsa 50-vjecari shvab prej kohësh nuk ka në dispozicion futbollistë si Matip, Oxlaide Chamberlain dhe Jo Gomez, sidoqoftë formacionet pak a shumë merren me mend dhe me shumë gjasa trajneri francez do të përsërisë 11-in me të cilin fitoi 4-1 finalen e vitit të kaluar në Millennium Stadium të Cardiffit, ndërsa Klopp do t’i besojë natyrisht treshes Mane – Firmino – Salah përpara. Në fushë pritet të ketë duele vërtet shumë interesante, ku spikat sigurisht ai Marcelo – Salah, megjithatë shumë do të varet edhe nga rendimenti i dy mbrojtësve anësorë të Liverpulit Trent Alexander Arnold, vetëm 19 vjec, si dhe Andrew Robertson që do të duhet të bllokojnë krahët e Realit. Duel interesant do të ketë edhe në stol, sepse Zidane ende nuk ka humbur asnjë takim knock out-i, në Champions, ndërsa Klopp ka dalë i mundur në pesë finalet e fundit që ka zhvilluar me skuadrat e tij, ku përfshihet sigurisht edhe finalja në Londër me Bajernin.

Në një krah qëndron lojtari më i mirë i historisë së Champions-it Cristiano Ronaldo, që këtë edicion numëron 15 gola, ndërsa në tjetrin pavarësisht se meritat i merr të gjitha Momo Salah është treshja e paparashikueshme e skuadrës nga Merseyside që ka shënuar plot 29 gola gjithsej, pa harruar aspak edhe plot 17 asist nga dy lojtarë si James Milner dhe Roberto Firmino. Në mijëvjecarin e ri këto skuadra numërojnë nga dy fitore, gjithsesi fitoret e “Los Blancos” i përkasin fazës së grupeve, ndërkaq Liverpooli nga pesë përballjet që kanë patur gjithsej e ka eliminuar Realin me rezultatin e përgjithshëm 5-0 në vitin 2009 e ka fituar gjithashtu edhe finalen e famshme të vitit 1981. Ndeshja do të luhet në orën 20:45 në Stadiumin Olimpiyskiy të Kievit dhe UEFA ia ka besuar drejtimin një gjyqtari nga Serbia, 45-vjecarit të mirënjohur Milorad Mazic.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...