Premier League

3 emra për stolin e Arsenalit, dy ish futbollistë dhe Allegri

Me vetë përjashtimin e Luis Enriques për shkak të kërkesave të tij shumë të larta financiare kanë mbetur vetëm 3 emra në garë për të marrë drejtimin e Arsenalit në fund të këtij sezoni. Pasuesi i Arsene Ëenger i cili ka vendosur të largohet nga stoli i topçinjëve pas 22 viteve karrierë, do të jetë një mes dy ish mesfushorëve të Arsenalit Patrick Viera e Mikel Arteta ose Massimiliano Allegri. Viera për momentin drejton skuadrën amerikane të Neë York City-it me të cilën po bën një punë të shkëlqyer. Arteta në krahun tjetër është zëvendësi i Pep Guardiolës tek Manchester City, ndërkohë që Allegrin e njohin të gjithë. Italiani pasi vendosi një rekord absolut me bardhezinjtë duke u bërë trajneri i parë në 5 ligat më të rëndësishme europiane që fiton kampionatin dhe Kupën për 4 vite radhazi mund të vendosë të largohet nga Juvja këtë verë për të provuar një eksperiencë të re dhe Arsenali do të ishte opsioni më i mirë për të treguar të gjithë potencialin e tij si trajner.

To Top