Merkato

3 “big” në Premier League duan Pellegrinin e Romës

Chelsea, Manchester United dhe Manchester City janë vendosur në gjurmët e yllit të Romës, Lorenzo Pellegrini. 21-vjeçari me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Europë, veçanërisht në Premier League, me 3 skuadrat e sipërpërmendura, që janë gati të duelojnë me njëra-tjetrën për italianin. Kartoni i Pellegrini vlerësohet rreth 21 milionë stërlina, shifër kjo mëse e përballueshme nga 3 gjigandët anglez.

To Top