Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

18 nga 19 trofe gjithsej nga viti 2014, futbolli spanjoll diktat në Europë

Ta cilësosh dominim ndoshta është pak. Futbolli spanjoll në të vërtetë duket vite dritë larg krahasuar me vendet e tjera europiane. Rezultatet e treojnë qartë, europa e futbollit ka ngjyrat  e verdha dhe të kuqe të Spanjës, një domimin i gjithanshëm, në mënyrën e lojës, me “yjet” e futbollit dhe mbi të gjitha me sukseset që kanë arritur skuadrat e vendit iberik. Nga viti 2014, nga 19 trofetë europiane për klube, 18 i kanë fituar skuadrat spanjolle Real Madrid, Sevilla, Barcelona dhe Atletico Madrid. I 18-ti ende nuk është dorëzuar, por në sfidën e Talinit (Superkupa e Europës 2018)  do të përplasen dy ekipe nga La Liga, ose më saktë, do të kemi një derbi madrilen në Europë, Real – Atletico. Vetëm Manchester United, i drejtuar nga Jose Mourinho, ka mundur të ndërhyjë mes skuadrave spanjolle me triumfin ndaj Ajaxit në finalen e Europa League-s në 2017-ën. Nëse llogaritë shtrihen deri në 2008-ën, atëherë mund të flasim për 26 trofe europianë, nga 35  gjithsej, të fituar nga ekipet spanjolle.

Dominimi i futbollit spanjoll në Europë

Champions League 2014: Real Madrid

Europa League 2014: Sevilla

Superkupa e Europës 2014: Real Madrid

Botërori për Klube 2014: Real Madrid

Champions League 2015: Barcelona

Europa League 2015: Sevilla

Superkupa e Europës 2015: Barcelona

Botërori për Klube 2015: Barcelona

Champions League 2016: Real Madrid

Europa League 2016: Sevilla

Superkupa e Europës 2016: Real Madrid

Botërori për Klube 2016: Real Madrid

Champions League 2017: Real Madrid

Europa League 2017: Manchester United

Superkupa e Europës 2017: Real Madrid

Botërori për Klube 2017: Real Madrid

Champions League 2018: Real Madrid

Europa League 2018: Atletico Madrid

Superkupa e Europës 2018: Real ose Atletico

Botërori për Klube 2018: ?

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...