Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

18 milionë stërlina në sezon, Sanchez më i paguari në “Old Trafford”?

LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 09: Alexis Sanchez of Arsenal during the Premier League match between Arsenal and AFC Bournemouth at Emirates Stadium on September 9, 2017 in London, England. (Photo by David Price/Arsenal FC via Getty Images)

Alexis Sanchez është gati të hedhë firmën në kontratën e propozuar nga Mannchester United që do ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në historinë e këtij klubi. Sipas mediave britanike, “Djajtë e Kuq” i kanë propozuar kilianit një pagë të çmendur, rreth 18 milionë stërlina në vit. Në këtë mënyrë, nëse Ibrahimovic largohet në fund të sezonit, atëherë Sanchez do të jetë lojtari më i paguar në “Old Tfafford” me rreth 350 mijë stërlina në javë. Në këtë mënyrë, Sanchez ka arritur objektivin e tij, pasi te Manchester City kërkoi një trajtim të tillë financiar, por drejtuesit e “Citizens” iu trembën faktit se në skuadër mund të kishte rebelime të mundshme, pasi lojtarë të tjerë të rëndësishëm nuk përfitojnë shuma të tilla. Gjithsesi, për të marrë “ok”, Sanchez duhet të presë pasi një nyjë e pazgjidhur është ajo e Henrikh Mkhitaryan, i cili duhet të pranojë transferimin tek Arsenali. Aktualisht, te Manchester United futbollisti më i paguar është Pogba, gjithmonë nëse nuk llogaritet Ibrahimovic. Francezi arkëton rreth 250 mijë stërlina në javë, i ndjekur nga Lukaku me 30 mijë më pak dhe De Gea me 200 mijë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...