Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

1/8 e Kupës, Partizani ndjek të mëdhatë, fiton 0-1 me Pogradecin

Përfundoi me fitoren 0-1 të Partizanit sfida me Pogradecin, e fundit e raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Një rezultat që favorizon të kuqtë, por që nuk ishtë fort bindës, sepse stafi teknik aktivizoi thuajse të gjithë lojtarët titullarë. U desh aktivizimi i një sulmuesi me eksperiencë, si Xhevahir Sukaj, që Partizani të mposhtte një kundërshtar ndjeshëm inferior në cilësi dhe që luan në Kategorinë e Parë.

Partizani e nisi ndeshjen me Hoxhën në portë, Ibrahimi, Atanda, Malota dhe Kalari në mbrojtje, Vila, Batha dhe Asani në mesfshusë, ndërsa në sulm treshja Progni, Fili dhe Bardhi. Gjatë pjesës së dytë ndihmëstrajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, hodhi në fushë Kotobellin për Kalarin, Sulejmanin në vend të Bathës dhe Sukajn për Progrin. Ishte pikërisht sulmuesi shkodran që bëri diferencën në minutën e 85-të, duke venitur ëndrrën e pogradecarëve për një kualifikim të mundshëm.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...