Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Leipzigu “gjunjëzon” Bayernin, merr hak edhe për eliminimin nga Kupa

Leipzigu merr hak ndaj Bayernit të Mynihut pas eliminimit nga Kupa e Gjermanisë, duke i mposhtur bavarezët 2-1. Wagner i dha epërsinë Bayernit me kokë në minutën e 12-të pas krosimit të James Rodriguez. Sidoqoftë “demat” nuk u demoralizuan, duke kthyer baraspeshën me Naby Keita. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat luajtën hapur, në kërkim të golit të fitores.

Në minutën e 59-të kundërsulm i rrezikshëm i Leipzigut. Keita shërben për Timo Werner, me sulmuesin që u tregua gjakftohtë, duke i dhuruar skuadrës vendase golin e fitores. Leipzigi rikthehet tek suksesi në kampionat pas katër javësh, ndërsa për Bayernin kjo ishte humbja e tretë në kampionat, e fundit është regjistruar në nëntor të vitit të kaluar ndaj Gladbahut.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...