Bastian Schweinsteiger do të vazhdojë të luajë në Major League Soccer. Mesfushori gjerman i cili përfundoi kontratën 1-vjeçare me Chicago Fire po negocion me drejtuesit për një kontratë tjetër, e cila do ta lidhë 34-vjeçarin me klubin deri në dhjetor të 2018 me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Drejtuesit dhe tifozët kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e mesfushorit gjerman, i cili në 24 ndeshjet e sezonit të rregullt, shënoi 3 gola dhe dhuroi 6 asiste. Schweinsteiger ka deklaruar se është ende herët për të varur këpucët në gozhdë, pasi ndjen se ka ende për të dhënë në futboll.