• Francë: Nantes dhe Guingamp siguruan rikthimin në Ligue 1 për sezonin e ardhshëm, titullin e ligës së dytë e fitoi Monaco
  • Futboll: Rusia u shpall kampione e Evropës për ekipet Under 17, mundi në finale Italinë 5-4 me penallti
  • Inter: Për shkak të dëmtimeve të shumta, klubi do të bëjë ndryshime në stafin atletik dhe mjekësor të skuadrës
  • Golf: Shuhet në moshën 84-vjeçare për shkak të komplikimeve me shëndetin, fituesi i 14 tureve PGA, Ken Venturi
  • Real Madrid: Mourinho tha se Atl. Madrid nuk ishte fituesi i drejt i Kupës së Mbretit, pranoi se fati nuk ishte në anën e ekipit të tij
  • La Liga: Mourinho: Ky është sezoni më negativ në karrierën time, por kam kurajo të dal e të flas edhe kur ekipi humbet
  • Futboll: Mourinho: E ardhmja? Nuk kam biseduar akoma me presidentin. Do të ketë një diskutim i ndershëm e gjithçka do të bëhet e ditur sa më parë
  • Mourinho: Tekniku: Chelsea? Eshtë normale të flitet për mua, ashtu siç emra trajnerësh afrohen për stolin e Real Madridit
  • Merkato: Portieri francez, Yohann Pele i cili është aktualisht pa ekip pritet të firmosë në Angli me Crystale Palace
  • Çiklizëm: Tejay Van Garderen triumfon në etapën e 6 të Xhiros së Kalifornisë, ky sukses e ngjit në krye të renditjes së përgjithshme
  • Juventus: Dështon tentative e parë për blerjen e Diamantit, bardhezinjtë i ofruan Bolognas 3 mln Euro dhe kartonin e Mottas
  • Lille: Trajneri Rudi Garcia hodhi poshtë zërat se është në bisedime me drejtuesit e Malagas për të zëvendësuar Pellegrinin
  • Atl. Madrid: Diego Simeone në "qiellin e shtatë": Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë sukses, kjo Kupë do të kujtohet gjatë te tifozët
  • Kupa e Mbretit: Simeone: Të fitosh në "Bernabeu" një Kupë është e jashtëzakonshme, i përgëzoj lojtarët sepse luajtën me zemër
  • Hockey NHL: Pittsburgh fiton me vështirësi 4-3 me Ottawan dhe kryeson 2-0 në gjysmëfinalen e Konferencës së Lindjes
  • Sevilla: Jesus Navas jep sinjale të qarta për të ardhem duke pohuar se transferimi te Man. City do të ishte një ëndërr për të
  • Bundesliga: Ish tekniku i Basel, Heiko Vogel shihet si favorit për të marrë drejtimin e Werder Bremen
  • Monaco: Tekniku Ranieri: Zërat për një trajner të ri janë normale, por unë dua ta kualifikoj skuadrën në Ch. League
  • Fiorentina: Presidenti Della Valle jep "ok" për largimin e mundshëm të Jovetiç te Juventusi por vetëm nëse paguajnë klauzolën 30 mln Euro
  • Seria A: Ideja e "çmendur" e De Laurentiis, mendon t'ia besojë drejtimin e skuadrës trajnerit gjerman Jupp Heynckes
  • Marseille: Me sigurimin e kualifikimit në Ch. League, klubi do të nisë ofensivën për blerjet e Dimitri Payet, Remy Cabella e Romain Alessandrin
  • Golf: Keegan Bradley merr kryesimin në Byron Nelson Championship pas raundit të dytë me 129 gjuajtje në total
  • Kupa e Mbretit: Sergio Ramos përgëzoi Atl. Madridin për fitoren, tha se rivalët e tyre ishin fituesit e drejtë të trofeut
  • Real Madrid: Ramos: Nuk arritëm të fitonim në Kupë dhe në Ch. League, ky është realiteti dhe nuk mund të themi asgjë më shumë
  • K. Konferedatave: Brazili do të përdorë tanke gjermane "Gepard" për të ruajtur sigurinë gjatë zhvillimit të eventit
  • Monaco: Klubi i Principatës do t'i paraqesë Barçës javën tjetër ofertën 10 mln Euro për portierin Victor Valdes
  • Torino: Momente nervozizmi në stërvitje, sherr mes Cercit e Masiellos pasi ky i fundit me bërryl sulmuesin
  • Not: Mediat amerikane zbulojnë planet e Michael Phelps për t'u rikthyer me qëllim garimin në Olimpiadën e Rios në 2016
  • Atl. Madrid: Arda Turan mbajti premtimin e bërë para tifozëve. Për fitimin e Kupës së Mbretit mesfushori turk shkurtoi flokët
  • Kupa e Mbretit: Turan: Eshtë në kulturën time të mbaj premtimet e bëra. E ardhmja? Kam edhe 2 vjet në kontratën me klubin
  • Milan: "Corriere dello Sport" zbulon se Allegri është takuar me drejtuesit e Romës dhe ka rënë dakort për një kontratë 3-vjeçare
  • Southampton: Klubi rinovon kontratën me shefin ekzekutiv, Nicola Cortese. Largimi i tij mund të shkaktonte "divorc" me trajnerin Pocchettino
  • PSG: Mbrojtësi Sylvain Armand mund të rikthehet te Nantes këtë verë pas ngjitjes së ish ekipit të tij në Ligue 1
  • Boks: James DeGale fiton titullin kampion të Britanisë për peshën e mesme pasi rrëzoi në raundin e dytë rivalin Sebastien Demers
  • Juventus: Të Hënën, Marotta do të udhëtojë në Spanjë për të kërkuar zyrtarisht blerjen e Higuain nga Real Madridi
  • Ligue 1: Christophe Galtier pritet të zgjasë kontratën me St. Etienne javën e ardhshme pas sezonit pozitiv të skuadrës
  • B. Dortmund: Mario Gotze nuk mendon për ekipin e ardhshëm por deklaron se do të ishte fantastike të fitonte ndaj Bayernit në Ch. League
  • Ch. League: Gotze: Po bëj maksimumin për t'u rikuperuar plotësisht për finalen, dua të ndihmoj Dortmundin drejt suksesit të madh
  • Motorsport: Robert Kubica tërhiqet nga gara 5 e European Rally Championship në Corse të Francës për një problem në makinë
  • Chelsea: Sipas sondazhit të klubit, tifozët zgjodhën spanjollin Juan Mata si lojtarin më të mirë të sezonit
  • Fiorentina: Cuadrado beson te Siena: Për ta do të ishte një nder të ndalonin Milanin edhe pse kanë rënë në Serinë B
  • Sampdoria: Ish tekniku Ferrara: Në mbijetesën e skuadrës kam kontribuar edhe unë, nuk e kuptova kurrë arsyen e shkarkimit
  • Real Madrid: Sipas "Daily Mail", për Ronaldon është duel mes Chelseat dhe Man. United. Vlera e operacionit parashikohet 80 mln Paund
  • Inter: Rodrigo Palacio tregon lidhjen e fortë me zikaltërit duke deklaruar se nuk do të kishte firmosur kurrë për një ekip si Milani
  • Basketboll: Ish ylli i Partizanit të Beogradit, Predrag Daniloviç u plagos me thikë në Beograd në një restorant. Të paqarta shkaqet e ngjarjes
  • Atl. Madrid: Radamel Falcao i impresionuar: Zhvilluam një ndeshje të madhe dhe tani meritojmë të festojmë me tifozët
  • Man. United: Sir Alex Ferguson tha se rivalët e Man. Cityt gabuan që shkarkuan një trajner si Roberto Mancini
  • PSG: Presidenti Al Khelaifi tha se javët e ardhshme do të bisedojë me Beckham për t'i ofruar një rol në klubin francez
  • Seria A: Juventusi synon Camilo Zunigan e Napolit, kolumbiani është në vitin e fundit të kontratës dhe mund të largohet për 4 mln Euro
  • Roma: Allegri që pritet të firmosë në fund të sezonit aktual do të kërkojë blerjen e mbrojtësit Wallace dhe mesfushorëve Nainggolan e Paulinho
  • Baseball MLB: NY Yankees dominojnë 5-0 Toronton në shtëpi, Tampa Bay kaloi me vështirësi 12-10 Baltimoren
  • Lazio: Tekniku Petkoviç: Duam ta mbyllim sezonin me kokën lart prandaj ndaj Cagliarit do të luftojmë për 3 pikë
  • Seria A: Petkoviç: Nuk do të kushtëzohem nga Kupa e Italisë, në fushë do të zbresin lojtarët më të mire
  • Barcelona: Sandro Rosell ka biseduar me Abidal dhe i ka kërkuar të qëndrojë jo si lojtar por si pjesë e klubit me një rol drejtuesi
  • Milan: Presidenti Berlusconi heq dorë dhe nuk shkon të vizitojë skuadrën në "Milanello" ashtu siç ishte parashikuar
  • Seria A: Vendimi i Berlusconit për të mos vizituar skuadrën shikohet si një "divorc" i pashmangshëm me trajnerin Allegri
  • Kupa e Mbretit: Audiencë rekord në Spanjë për kohën shtesë të finales Real Madrid-Atletico, e cila u ndoq nga 11.5 mln persona
  • Atletikë: Ish kampioni olimpik, Ladji Doucoure preferon të mos rrezikojë Botërorin dhe njofton se nuk do të garojë në Mitingun e Porto Rikos
  • Danimarka: Tekniku Olsen shprehet se Eriksen ka shprehur më shumë talent e qëndrueshmëri se Sneijder te Ajaxi
  • Napoli: Tekniku Mazzarri: Do të zbuloj të ardhmen time në fund të kampionatit, do të shpjegoj zgjedhjen e bërë pas ndeshjes me Romën
  • Seria A: Mazzarri: Kam thënë gjithmonë që duhet pritur fundi i kampionatit, besoj se do të më kuptojnë të gjithë kur të shpjegoj vendimin tim

Emisione TV

  • Lajme

    Lajme

    Mos mungoni në takimin informativ sportiv të ditës suaj me Aida Bajraktarin dhe Ervin Kukelin.

  • Bar Sport Skedina

    Bar Sport Skedina

    Fokus mbi parashikimet e ndeshjeve, kuotimet e tyre në Kompanitë e Basteve.

  • Edicion Special

    Edicion Special

    Një analizë të detajuar të ndeshjeve më të rëndesishme të ditës nga Kampionatet elitarë të Futbollit në Europë

  • Gol pas Goli

    Gol pas Goli

    Vilma Masha dhe të ftuarit e saj sjellin gjithçka për sfidat e javës në Kategorinë Superiore.

  • Uefa Champions League

    Uefa Champions League

    Emision që i dedikohet eventit më elitar të futbollit për klube në Europë UEFA Champions League.